Interesat e kredive konsumatore me te lira ne Shqiperi dhe sidomos per kredite per shtepi. Sa pak fitoni nga depozitat tuaja me normat aktuale te interesit.

Nese doni qe te merrni kredi, kjo eshte periudha me e mire per
te paguar me pak interesa si per monedhen vendase ashtu dhe valuten. Te dhenat
e Bankes se Shqiperise tregojne se ne muajin mars, norma mesatare e ponderuar
mujore e huave te reja ne leke te korporatave jofinanciare dhe individeve ishte
6.47% ne vit, duke shenuar nivelin me te ulet qe nga shtatori 2018. Me e lire eshte
huaja mbi 5 vjet, me interes vjetor prej 5.86%.
Ne euro, interesi mesatar i kredive ishte 4.6% ne mars, duke
shenuar rritje ne krahasim me muajin e meparshem, kur ishte 4.16%. Huate mbi 5
vjet ne euro kane nje interes mesatar prej 4.18%.
Huaja ne euro ka qene e preferuar per klientet per shkak te
interesit me te ulet te saj, por vitet e fundit diferenca mes interesave eshte
ulur dhe nga ana tjeter, klientet jane te ekspozuar kur marrin kredi ne euro
dhe kane te ardhurat ne leke, pasi ate qe fitojne nga interesi mund ta humbasin
nga luhatjet e kursit te kembimit dhe konkretisht nje zhvleresim i lekut do te
rriste kestet mujore te individeve apo bizneseve.
Interesat e kredive per shtepi

Huate per shtepi jane me te lira se asnjehere tjeter. Sipas
Bankes se Shqiperise, ne mars, norma mesatare mujore e kredise per blerje
banesash ishte 3.45%, nga 3.77% ne dhjetor 2018. Kredite per shtepi jane te
preferuara nga bankat, pasi ka rezultuar qe ato kane nje nivel te ulet te
kredive te keqija, teksa individet jane te prirur te paguajne kestet per te mos
humbur shtepite e lena si kolateral.
Ne euro, interesi mesatar i kredise per shtepi ne mars ishte
3.04%.
Me te shtrenjtat per individet jane overdraftet, te cilat
nuk kane kolateral dhe u jepen kryesisht individeve qe e marrin pagen ne banken
perkatese. Interesat vjetore jane rreth 12% per kete lloj kredie si ne leke
ashtu dhe ne euro.
Sa fitoni nga depozitat

Ndersa kjo eshte koha me e mire per te marre kredi, nuk mund
te thuhet e njejta gje per kursimet. Normat e interesit, nese vendos para ne
banke, jane ne minimume historike.
Norma mesatare e depozitave me afat (1-60 mujore) ne leke ne
muajin mars ishte 0.82%, nga 0.86% muajin e meparshem dhe 0.99% ne janar.
Per kursimet 12 mujore, interesi mesatar ne mars ishte vetem
0.57%, qe eshte kthimi vjetor qe merr nga kursimet. Psh, per nje depozite prej
1 milione lekesh, ne fund te vitit merr 5,700 leke, nga e cila zbriten dhe 15%
si tatim nga te ardhurat, pra kthimi neto eshte 4,845 leke.
Interesin me te larte mund ta merrni nga kursimet me
afatgjata, ku per depozitat 60 mujore, kthimi eshte rreth 3.3% ne vit.
Per kursimet ne euro, fitimi vjetor eshte afer zeros. Norma
mesatare e depozitave me afat (1-60 mujore) ne euro ne muajin mars ishte 0.12%,
nga 0.14% ne dhjetor.
Per depozitat 12 mujore, interesi eshte 0.13%, ndersa kthimi
maksimal mund te merret per depozitat 5 vjeçare, me rreth 1%.
*Burimi Monitor.al